Dëmtim muskulor: Interi humb titullarin e skuadrës para ndeshjes me City

16 Shtator 2024
18:11
Telesport
back button

Federico Dimarco ka një dëmtim muskulor dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e madhe të Interit në mesjavë kundër Manchester City në Champions League.

Mbrojtësi i majtë u dëmtua gjatë barazimit 1-1 ndaj Monzës në mbrëmjen e së dielës. Atij i duhen mininalisht 3-4 ditë kohë për t’u rikuperuar dhe trajneri Inzaghi nuk pritet ta ketë në listë për sfidën me “Qytetarët”.

Sky Sport Italia dhe Tuttosport shkruajnë se Dimarco ka ende dhimbje në kofshë dhe ka shfaqur shqetësime gjatë paradites së sotme.

DiMarco mund të jetë në dyshim edhe për derbin e fundjavës me Interin. 26-vjeçari e ka nisur shkëlqyeshëm këtë sezon, duke qenë titullar në të gjitha sfidat e kampionatit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit