Haaland nuk garon me sulmuesit, por me skuadrat! Shënon më shumë se Chelsea e Liverpool

16 Shtator 2024
18:28
Telesport
back button

Erling Haaland duket se është sulmuesi pykë më i fortë në botë dhe kjo nuk thuhet me tifozllëk, por me fakte që lidhen me shifrat e tij gjithmonë në rritje.

Edhe pse mund të kritikohet se nuk shkëlqen në ndeshje të mëdha, norvegjezi ka një talent të rrallë: të gjejë golin nga të gjitha këndet dhe situatat e ndryshme të lojës.

Në ndeshjen e fundit të vlefshme për Premier League, Haaland shkëlqeu sërish, duke shënuar dy gola kundër Brentford. Falë këtyre dy golave, Haaland ka gjithsej 9 gola, si askush tjetër në ishull.

Ai nuk garon për “Këpucën e Artë” vetëm me futbollistët, por edhe me skuadrat rivale në Premier League, sepse deri tani ka shënuar më shumë se skuadra si Chelsea, Liverpool e Aston Villa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit