E ardhmja e Kvaraskhelias? Napoli saktëson si qëndron situata me gjeorgjianin!

16 Shtator 2024
19:17
Telesport
back button

Giovanni Manna, drejtor sportiv i Napolit dha një intervistë për mikrofonin e Sky Sport duke foli për ambicjet e klubit, por edhe dicka mbi te ardmen e Kvaras dhe portierit Meret, duke e mbyllur me supersfiden ne kampionat ndaj Juventusit: “Conte ka ambicie të mëdha, ka punuar në klube shumë të mëdha, ndaj padyshim që jemi duke u rritur. E dimë se çfarë ka bërë te Interi.

Për rinovimin e Kvaratskhelia.
“Ai ka ende tre vjet nga kontrata e tij. Ka pasur skuadra që i janë afruar, por ne kemi ndarë dëshirën për të ecur përpara së bashku. Ne po punojmë me agjentin e lojtarit për të arritur një rinovim të kontratës. Jemi të qetë, nuk duhet të shkojme për vrap dhe nxitohemi.”

Për rinovimin e Meret. “Ne kemi vullnetin për të vazhduar me të dhe ai ka vullnetin për të vazhduar me ne. Ai është një portier i rëndësishëm, asnjëherë i vendosur ne dyshim nga ne.”

Ndeshja e radhës do të jetë kundër Juventusit. “Do të jetë një ndeshje e mirë, kundër një ekipi të fuqizuar që ka pasur një fushatë mbresëlënëse merkatoje, një ekip i pajisur për të bërë një ecuri të shkëlqyer si në Itali ashtu edhe në Champions League”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit