Alisson: “Na ka befasuar pak Milani, nuk e prisja sepse ka super ekip! Mbi Maignan mendoj se…”

16 Shtator 2024
20:04
Telesport
back button

Arne Slot, trajneri i Liverpool, kujton me se miri Milanin legjendar me tresen holandeze. Tashme, si trajner i Liverpool, ai do te zbrese ne San Siro:

“Ne Holande nuk ka njeri qe nuk e njeh Milanin! Gullit, Rijkaard dhe Van Basten… kanë qenë legjenda para dhe më pas. Nuk kishte aq shumë futboll në TV sa ka aktualisht, shumë holandezë e shikonin Milanin për këtë arsye, për këta lojtarë të klasit botëror. Për ata të moshës sime, Milani është një klub i veçantë dhe do te jete gjithmone”.

Ne konferencen per shtyp, Alisson Becker gjithashtu e ka marre fjalen: “Gjithmone kenaqesi te kthehem ne Itali, jam shume i lidhur me kete vend. San Siro pastaj, atmosfere e jashtezakonshme qe i sherben eventit. Duhet te luajme ndryshe nga sa beme ne kampionat, e kemi potencialin dhe cilesine.

Perpara kemi nje ekip shume te forte, per mua eshte befasi qe e ka nisur keq kampionatin, sepse ka shume shume cilesi ne futbollistët e tij. Maignan? Nder portieret me te mire ne bote, ndryshe sdo te luante titullar te Franca. Por ka 4-5 vite qe eshte ne nje nivel te larte”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit