Serie A ka një “padron” të ri: befasia e madhe dhe një përmbysje e çmendur nga 2-0 në 2-3 (VIDEO)

16 Shtator 2024
21:03
Telesport
back button

Serie A ka një lider të ri ne renditje dhe fare i vetem. Falë permbysjes se çmendur kundër Parmas në Tardini, nga 2-0 per vendasit në 2-3 per miqte, falë golit të Lucca dhe dygoleshit spektakolar të Thauvin, Udinese do t’i shikojë të gjithë nga lart, te pakten deri në javen tjetër.

Friulianët janë në fakt me 10 pikë pas katër ndeshjeve të para. Nderkohe poshte ndjekin ekipe te medha si Napoli, Interi, Juventusi, Milani e keshtu me radhe.

Udinese zë pozitën e parë e vetme në fund të një jave të Serisë A për herë të parë që nga ndeshja e 7-të e sezonit 2011/12: 15 pikë mori në atë rast. Ndeshja nisi me dy golat e Parmas me ane te Del Prato dhe Bonny. Por, pikerisht atehere kur dukej se dominimi verdheblu do t’i conte ne nje fitore, goli i Lucca prishi ekuilibrat.

Me pas, Thauvin beri diferencen me dy gola. Francezi ishte fantastik teksa Udinese perfitoi edhe nga kartoni i kuq per vendasit (Keita 73′)

GOLI I DEL PRATO – VIDEO

GOLI I BONNY – VIDEO

GOLI I LUCCA – VIDEO

GOLI I THAUVIN 1 – VIDEO

GOLI I THAUVIN 2 – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit