E RRALLË | Klubi i Kosovës përjashton portierin dhe i drejtohet Federatës: “Hetojeni për trukim!” (VIDEO)

16 Shtator 2024
22:13
Telesport
back button

Klubi kosovar KF Rilindja 1974 përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se kanë perjashtuar portierin Armend Ruxhi. Arsye për këtë vendim të marrë është fakti se klubi dyshon se Ruxhi ka trukuar ndeshjen ndaj Drenicës.

Përmes këtij njoftimi ata i kanë bërë thirrje FFK-së që të hapin hetim në lidhje me rastin, ndërsa Ruxhi do të mbetet i suspenduar deri në një afat të pacaktuar. “Pas ndeshjes së fundit të xhiros së IV-të ndërmjet KF Rilindja 1974 dhe KF Drenica, dhe pas analizimit të detajuar të video-incizimeve dhe rrjedhës së ndeshjes, KF Rilindja 1974 ka vendosur të suspendojë për një kohë të pacaktuar portierin tonë, Armend Ruxhi deri në zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura.

Ne kërkojmë nga organet kompetente të Federatës së Futbollit dhe drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt këtë rast, pra angazhimin e portierit tonë gjatë kësaj ndeshje.

Në videot e mëposhtme mund të shihni pamjet e golave të pranuara nga Armend Ruxhi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit