Tebas paralajmëron Premier League: “Do të humbasë shumë nëse nuk merr masa”

17 Shtator 2024
15:17
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas këmbëngul se Manchester City duhet të ndëshkohet për parregullsitë financiare.

Çështja e Cityt kundër 115 akuzave nga Premier League filloi të hënën.

Tebas tha në Samitin e Thinking Football: “Premier League nuk duhet t’i dorëzohet presionit, apo jo?

“Manchester City është vetëm një klub tjetër dhe, kur drejton një shoqatë, duhet të veprosh.

“Premier League nuk duhet të bëjë dallime mes klubeve të mëdha dhe të vogla, të rëndësishme dhe ‘jo të rëndësishme’.

“Manchester City është një anëtar i shoqatës që ka bërë parregullsi dhe duhet të marrë sanksionin që meriton. Përndryshe, Premier League do të humbasë autoritetin e saj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit