“Më mjaftuan 10 sekonda për ta kuptuar”, Arteta zbulon prapaskenën e merkatos

17 Shtator 2024
15:43
Denis Hakanaj
back button

Mikel Arteta, trajneri i Arsenal-it, ka shpjeguar arsyet pse Topçinjtë vendosën të marrin Raheem Sterling nga Chelsea:

“Pas 10 sekondash e dija se duhej ta merrnim sepse ai me të vërtetë e donte transferimin, dhe ky ishte dyshimi im i vetëm: ku ishte ai në karrierën e tij? Por pas 10 sekondash e dija.

“Ai duket i shkëlqyeshëm. Ka një buzëqeshje të madhe, shumë energji dhe dëshiron të provojë diçka. Kur dikush e ka atë vendosmëri brenda tij, e ndjen atë menjëherë. Nuk ka nevojë të diskutohen cilësinë e tij dhe atë që ai mund t’i sjellë skuadrës”.

Arteta foli edhe për atë që kërkon nga sulmuesit e krahut:

“Ne kemi nevojë për lojtarë krahu me aftësinë për t’u përballur një kundër një, për të sulmuar hapësirat, për të punuar shumë dhe për të rritur kërcënimin e golit nga çdo pozicion.

“Ne kemi lojtarë që mund të luajnë në pozicione të ndryshme në vijën e sulmit, veçanërisht pasi kemi disa dëmtime atje. Të gjithë lojtarët që kemi këtu i kanë këto cilësi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit