Jasir Asani sot dhuroi spektakël duke shënuar tri gola dhe duke dhënë një asist në ndeshjen debutuese të skuadrës së tij, Gwangju, në Champions League aziatik. Legjionari kuqezi dhe shokët e tij të ekipit fituan 7-3 kundër Yokohama, ekip japonez.
Menjëherë pas ndeshjes, ish-lojtari i Partizanit ka rrëfyer disa detaje pse forma e tij tashmë po njeh vetëm rritje, pas Kampionatit Europian dhe pushimeve verore. Sipas tij, kur përfaqëson një shtet, ai e përjeton ndeshjen më shumë se ndeshjet normale në kampionat, raporton Sport Ekspres.
“Eshtë ëndrra e çdo lojtari që të përfaqësojë vendin në skena të mëdha ndërkombëtare. Kam përgjegjësi më të madhe kur luaj me kombëtaren. Skuadra ime sot kishte ndeshjen e parë historike dhe fitorja erdhi si kontribut i përbashkët. Duhet të vazhdojmë kështu”, tha Asani.