Juve, Giuntoli: “Ne u përpoqëm të rikthejmë të shëndoshë financiarisht një klub që po humbiste shumë”

17 Shtator 2024
19:49
Telesport
back button

Drejtori i futbollit të Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka folur për Sky Sport para debutimit të Juventusit në Ligën e re të Kampionëve (formati i ri nisi zyrtarisht sot). Skuadra e Thiago Motta-s priti PSV holandeze për ditën e parë të edicionit të ri të kompeticionit më të mirë evropian për klube.

“Një emocion i madh, nuk jam më i ri, por rikthimi në Champions League pas kaq shumë kohësh me Juventusin është sigurisht i veçantë. Sapo kemi filluar, e dimë që është një rrugëtim dhe jemi të kënaqur me atë që është bërë”, ka thënë ish-drejtori sportiv i Napolit, në lidhje me merkaton revolucionare të kësaj vere.

Nga pikëpamja e qëndrueshmërisë, Giuntoli shpjegoi se “ne u përpoqëm të rikthejmë brenda parametrave financiare një klub që po humbte shumë. U përpoqëm ta kthenim në rrugën e duhur, duke investuar gjithashtu në lojtarë të rinj ose shumë të rinj dhe duke ulur shumën e pagave. Jemi përpjekur të punojmë si lëvizje dhe si rritje e grupit, jo e individëve”.

“Blerjet janë bërë dhe paratë janë investuar në kartonë, por ata që kanë ardhur janë djem shumë të rinj me rroga shumë të ulëta. Ne kërkuam menjëherë një bilanc ekonomiko-financiar, por edhe teknik, që do të na mundësonte të nisnim menjëherë një kurs të ri”, përfundoi Giuntoli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit