Kenan Yildiz dhe Del Piero, 29 vite pritje për një gol gati identik që futet në histori (VIDEO)

17 Shtator 2024
19:57
Telesport
back button

Kenan Yildiz shënoi një gol historik këtë mbrëmje ne Champions jo vetëm sepse ishte i pari per te në Ligën e re të Kampionëve. Në moshën 19 vjeç e 136 ditë, numri 10 i ri i Juventusit u bë lojtari më i ri që shënon për Juventusin në UEFA Champions League, duke kaluar Alessandro Del Piero (20 vjeç e 308 ditë kundër Borussia Dortmund më 13 shtator 1995).

GOLI I YILDIZ – VIDEO

Dhe pikerisht Del Piero ka qene “ustai” i goditjeve ne hyrje te zones se rreptesise me harkim qe zakonisht perfundonin ne kryqezimin e shtyllave te portes kundershtare.

Juventusi vendosi gjate veres qe te mos shiste Yildiz por ta blindonte dhe t’i jepte madje numrin “10” teksa u shit Chiesa te Liverpool pasi nuk do te ishte me titullari ne ate sektor te fushes, pra krahu i majte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit