Real Madrid vuan por gjen fitoren! Hap Mbappe, mbyll Endrick por lojtari i ndeshjes del Courtois me superpritje (VIDEO)

17 Shtator 2024
23:22
Telesport
back button

Kampioni në fuqi në Champions, Real Madrid, e nis formatin e ri me fitore dhe mund Stuttgartin me rezultat 3-1 ne nje ndeshje qe nuk ishte aq e lehte sa mund te duket ne rezultat dhe sa ishte ne leter.

Los Blancos ishin në vështirësi qe nga starti i ndeshjes, me skuadrën gjermane që po bënte super lojë aq sa lojtari i ndeshjes ne fund ishte portieri Courtois. Përkundër rasteve nga të dyja anët, 45 minutat e parë përfunduan pa gola, me një Real Madrid të çorientuar totalisht.

Në pjesën e dytë ishte një lojë edhe më dinamike, ndërsa fjalët e Carlo Ancelottit në pushimin mes pjesëve dhanë efekt të menjëhershëm. Në minutën e 46-të, Rodrygo e gjeti në mënyrë perfekte Kylian Mbappe, që shënoi me lehtësi për 1-0.

Por, në minutën e 68-të, Deniz Undav heshti Santiago Bernabeun, kur shënoi për 1-1 me një asistim të Leweling. Fati ishte sonte në anën e madrilenëve, derisa thyen mbrojtjen mysafire edhe njëherë. Antonio Rudiger riktheu epërsinë për madrilenët, kur realizoi për 2-1 në minutën e 83-të, kur u asistua prej Luka Modricit.

Fitoren e Real Madridit e vulosi Endrick, që realizoi një super gol nga distanca në minutën e 90+5-të për 3-1 dhe ishte goli i pare ne Champions me fanelen e Realit. Në ndeshjen e dytë, Real Madridi përballet me Lillen, që sonte u mposht nga Sporting Lisbona me rezultat 2-0.

GOLI I MBAPPE – VIDEO

GOLI I RUDIGER – VIDEO

GOLI I ENDRICK – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit