Nga kapiteni i fushës në “katedër”, Zanetti ndihet krenar që ia dedikoi gjithçka Interit

14 Maj 2024
8:00
Alfred Lleshi
back button

Zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, dha një intervistë të gjatë për podcastin “Pass by BSMT”: “Kur vendosa të ndaloja së luajturi doja të bëja diçka që lidhej me futbollin dhe Interin. Nuk do ta mohoj se kur Interi më informoi që do të bëhesha zv.president, kam përjetuar një moment gëzimi të madh.

Në të njëjtën kohë kam përjetuar edhe përgjegjësi të madhe, sepse Interi është një nga skuadrat më të rëndësishme në botë, mendoj se kërkon përgatitje si drejtues i saj. A e mendova gjatë përgjigjen? U mendova për një kohë, por duke e njohur veten thashë: tani mbaron karriera ime si futbollist. Diçka shumë magjepsëse, që zgjati gati 41 vite.

Pasi vrapova kaq shumë kilometra thashë: Ok, do ta marr përsipër këtë detyrë të re. Për ta bërë këtë isha i vetëdijshëm se po nisja një karrierë të re plotësisht nga e para. Nuk doja të isha një menaxher i lidhur vetëm me anën sportive, por me vizion 360 gradë.

Dua të diplomohem në universitetin “Bocconi”, jam duke bërë një kurs. Shpresoj të jem në gjendje ta dorëzoj tezën time në maj, eksperienca në krye të Interit më ka ndihmuar shumë. Sinqerisht kam zbuluar kaq shumë gjëra që nuk mund t’i kisha i njohur si futbollis.

Gjëja më e mirë është se duke bërë këtë rol më bën të ndihem shumë i dobishëm në fusha të ndryshme. Mbi gjithçka falënderoj Interin, së pari për gjithë ato vite si futbollist. Fanella zikaltër më dha shumë, edhe unë dhashë gjithçka për të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit