Motta: Më pëlqeu konkretiteti i skuadrës, të mendojmë menjëherë për Napolin

18 Shtator 2024
9:03
Alfred Lleshi
back button

Thiago Motta ka komentuar fitoren 3-1 të Juventusit kundër PSV Eindhoven në “Allianz Stadium”, në ditën e parë të Champions League.

Një Juventus që di të sulmojë dhe të mbrojë…
Ishte një rezultat i mirë, shumë e rëndësishme të fitonim. Tani duhet të mendojmë menjëherë për Napolin.

Një gjykim për Locatelli?
Manu luajti një lojë të mirë, jam i kënaqur me lojën e tij. Ai dhe shokët e tij bënë mirë. Tani na duhet të pushojmë pak dhe mendojmë për ndeshjen e ardhshme të kampionatit. Ai mbulon një rol të rëndësishëm, por të gjitha rolet janë të rëndësishme, ndaj duhet të japin më të mirën e tyre.

Si është Gatti?
Ai është mirë, kishte një ndrydhje të vogël, por asgjë të rëndësishme. Ne do ta vlerësojmë nesër (sot), por nuk ka asgjë të rëndësishme. Do të përgatitemi fort për ndeshjen kundër Napolit.

A mund të na tregoni për rritjen e McKennie?
Ai bëri një lojë të mirë, si shokët e skuadrës. Është një djalë që mund të japë shumë si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse. Ka cilësi teknike dhe fizike, di të zërë mirë hapësirat. Së bashku me shokët e tij, duke luajtur si grup, kolektivisht, do ta ngrejë më tepër nivelin. Me siguri.

Çfarë roli mund të ketë Danilo?
Ka rol të rëndësishëm, ai është një lojtar i çmuar për ne. Ai mund ta ngrejë nivelin për të konkurruar deri në fund.

Schouten tha se Juve nuk luan si një ekip italian…
Schouten është një lojtar i madh, e falënderoj për fjalët e tij. Ai është një djalë inteligjent, si person gjithashtu. Sot ishte një paraqitje pozitive, u treguam shumë konkretë. Në shumë gjëra të tjera mund të bëjmë më mirë.

Sa keq ju vjen për golin që keni pësuar?
Goli që pësuam është gjëja që më shqetëson më pak, fitorja ka rëndësi kapitale.

Një gjykim për Kalulu?
Pierre pati një paraqitje të shkëlqyer. Në fund të fundit, të gjithë lojtarët tanë bënë një lojë të mirë. Për sa i përket cilësisë, mund të bëjmë më mirë. Sidoqoftë, jemi në rrugën e duhur. E nisëm mirë garën me një fitore dhe tani do të vazhdojmë kështu.

Një gjykim për Koopmeiners dhe Yildiz?
Ata janë lojtarë të fortë, që së bashku do ta rrisin nivelin e njëri-tjetrit. Të dy kanë cilësi dhe dinë të luajnë në pozicione të ndryshme. Së bashku ata pothuajse gjithmonë arrijnë të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë në fushë.

Gjithmonë jeni në kërkim të përsosmërisë…
Unë nuk e di se si arrihet perfeksioni, por duhet të përmirësohemi. Në futboll është e nevojshme për t’u përmirësuar gjithmonë. Duhet të jemi të vetëdijshëm për pikat tona të forta, të japim gjithmonë më shumë. Çështja është të mos jemi kurrë të kënaqur me rezultatin, me mënyrën se si luajmë.

Debutuat në Champions League si Marcello Lippi. A dëshironi të kishit diçka nga Lippi?
Gjithçka, por krahasimet nuk janë të mira. Nuk më pëlqejnë krahasimet. Ai ka bërë gjëra të mëdha, është një trajner historik, për t’u admiruar. Unë përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin, mendoj të tashmen, të punoj sa më shumë që të jetë e mundur. Lippi ishte historik për futbollin tonë, për këtë klub të madh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit