“Unë jam Zlatan, po ti kush dreqin je?” Deshifroni kultin e Ibrahimovic përmes 10 frazave të tij të famshme

18 Shtator 2024
12:53
Alfred Lleshi
back button

Një kampion që e krijoi personazhin në qendër të vëmendjes edhe me fjalët e tij. Gjë të cilën po e çon përpara po njësoj, edhe si menaxher apo drejtues te Milani. Të famshme janë disa nga frazat e tij, të cilat po i rikujtojmë për lexuesit, të shtyrë edhe nga ajo që tha mbrëmë, para Milan-Liverpool: “Kur luani largohet, macet afrohen më shumë. Më pas, kur luani kthehet, macet zhduken. U largova për arsye personale disa ditë nga Milani, por unë jam shefi. Të gjithë punojnë për mua, unë jam përgjegjësi”. A kishte dikush ndonjë dyshim? Më poshtë janë 10 deklaratat e kultit të tij:

1. “Unë jam Zlatan. Kush dreqin je ti?”
Fraza daton që në kohën e Ajax-it, kur i riu Ibra hyri në dhomat e zhveshjes së “Lancers” dhe u prezantua kështu. Arrogancë e hapur.

2. “Zlatan nuk bën audicione”
Suedezi ia tha këtë Arsen Wengerit, kur si trajner i Arsenalit po mendonte të përforconte “Topçinjtë”. Asokohe, Ibra ishte askushi në futboll, pavarësisht 18 viteve mbi supe. Për të nuk mund të kishte audicione në futboll, por nënshkrim direkt. “Nuk kam kohë për të humbur, – i tha ai Wengerit. – Kush blen Zlatan, blen një Ferrari. Duhet ta dini, Ferrari nuk bën audicione”.

3. “Unë jam më i madhi pas Ali”
Momenti më i bujshëm dhe i papritur i përulësisë. Ibra e vendosi Muhamed Ali para vetes. Është bukur ta mendosh se në vizionin e tij për botën, më i madhi qenka Ali. Dhe e ka pranuar këtë me krenarinë për atë që ishte dikur kampioni i madh në boks, për aftësinë që kishte për të qenë model për të gjithë (edhe për Ibrën). Suedezi gjithashtu tha: “Unë jam si Cassius Clay. Kur ai njoftonte se donte ta mundte kundërshtarin e tij në katër raunde, e bënte patjetër këtë”.

4. “A jam më shumë sllav apo suedez? Unë jam Zlatan”
Zlatan në kroatisht do të thotë “ar”. Origjina është thelbi i kampionit suedez. Babai i tij, Shefik Ibrahimovic, ishte një murator me origjinë boshnjake. Nëna e tij, Jurka Gravic, kroate, punonte si shërbëtore. Fëmijëri e vështirë, në lagjen geto të Rosengård, në Malmo. Sllav nga AND-ja, suedez nga shtetësia. Për ish-sulmuesin e shquar vlen mbi të gjitha: “Unë jam Zlatan!”

5. “Nuk kam nevojë për ‘Topin e Artë’ që të ndihem më i miri”
A e shqetëson atë mungesa e këtij çmimi prestigjioz në “palmaresin’ e tij? Me siguri e gërryen përbrenda, sepse nuk e fitoi kurrë. Ndoshta e meritonte. Në karrierën e tij 20-vjeçare nuk ka arritur asnjëherë në podiumin e këtij çmimi, sikurse nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, e perifrazon si një të metë të vogël. Ai është ndjerë gjithmonë më lart se shumë kolegë të tij, ose më mirë të themi, më i miri nga të gjithë: “Nuk kam nevojë për ‘Topin e Artë’ që të ndihem më i miri”.

6. “Një Botëror pa mua nuk ia vlen ta ndjekësh”
Shumë ndeshje ka luajtur Ibra me Suedinë, rrugëtim që ka pasur edhe zhgënjime. Kjo deklaratë mban datën nëntor 2013, pas një dopiete kundër Portugalisë (dhe mbetjes jashtë të Suedisë nga Kupa e Botës): “Një Botëror pa mua nuk ia vlen ta ndjekësh”. Për ta përmbledhur: Kupa e Botës 2002 dhe 2006 e panë të eliminohej që në 1/8 finale. Në finalet e Kupës së Botës 2010 dhe 2014 nuk mori pjesë. Në vitin 2018, Suedia ishte atje, por jo ai. Më 2022 një tjetër mungesë. E vërteta? Ai kurrë nuk ka pasur një skenë planetare të denjë për egon e tij.

AC Milan's Swedish senior advisor Zlatan Ibrahimovic looks on ahead of the Italian Serie A football match between Parma Calcio 1913 and AC Milan at Ennio-Tardini Stadium in Parma, on August 24, 2024. (Photo by Piero CRUCIATTI / AFP)

7. “Unë nuk bleva një Porsche. Kam porositur një aeroplan, është shumë më i shpejtë”
Këshilltari i lartë suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimovic u shpreh kështu para ndeshjes së Serie A midis Parmës dhe Milanit. Ndeshje e luajtur kjo në stadiumin “Ennio-Tardini”, më 24 gusht 2024. Ibra që ne e vlerësuam në fushë për goditjet e tij artistike nuk do të ekzistonte pa Ibrën që i ka bëmat edhe në gjak.

8. “Onyewu dukej si një boksier i peshave të rënda, por nuk më mposhti”
Ai i referohet përleshjes së famshme me shokun e tij të atëhershëm të skuadrës, gjatë kohës së përbashkët te Milani. Gjatë një ndeshjeje brenda grupit kuqezi, Ibra provokoi Onyewu, ndërsa reagoi fort edhe amerikani. Suedezi tentoi ta godiste dy herë, tjetrën e shmangu dhe e preku në shpatull, për ta larguar. Ajo që pasoi amerikani ishte një goditje me kokë nga Ibra, pastaj goditje, grushta, duart në fytyrë. Kundërpërgjigja e Onyewu ishte e fortë, e la Ibrën me një brinjë të thyer.

9. “Nëse Parisi do ta zëvendësonte Kullën Eifel me statujën time, patjetër do të qëndroja”
Katër vite në Paris, 2012-2016. Sezone plot gola (shumë: 113 në 122 ndeshje zyrtare), gjithashtu me trofe (4 tituj, 3 Superkupa Franceze, 3 Kupa Lige, 2 Kupa Franceze). Përshtypja është se Zlatan luante me ‘pantofla’, me epërsi të dukshme ndaj të tjerëve. A u argëtua ai? Ndoshta. Megjithatë, Kulla Eifel është ende atje…

10. “Secili nga ju, në mënyrën tuaj të vogël, mund të jetë Zlatan. Ju jeni të gjithë Zlatan, edhe unë jam ju”
Ka shumë të vërteta në këtë deklaratë. Suedezi u bë ai që donte, pra Zlatan Ibrahimovic, futbollisti më i mirë në botë (kështu mendon, kështu thotë). Dhe kjo është arsyeja pse mendon se të gjithë mund të bëhen Zlatan, duke supozuar se të gjithë ëndërrojnë të bëhen si ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit