Ibrahimovic nuk rri duarkryq, piketon finalistin e Champions-it po shkarkoi Fonseca

19 Shtator 2024
9:10
Alfred Lleshi
back button

Sipas asaj që mësoi redaksia e “MilanNews.it”, mëngjesin e së mërkurës ka pasur një bisedë mes Zlatan Ibrahimovic, këshilltarit të lartë të “RedBird” për Milanin, dhe përfaqësuesit të Edin Terzic, ish-trajnerit të Borussia Dortmundit, finalist i Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Gjermani, pas eksperiencës së tij të shkëlqyer me verdhezinjtë, që kulmoi në finalen e Ligës së Kampionëve të humbur kundër Real Madridit, do të ishte ndër opsionet e para të klubit kuqezi në rast shkarkimi të Paulo Fonseca. Në këtë kuptim, derbi i së dielës do të jetë më vendimtar se kurrë.

Vetë Ibrahimovic foli në mikrofonat e “Sky Sport” pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Milanit dhe Liverpool-it, e mbyllur me fitoren e musafirëve anglezë 3-1: “Është një javë e rëndësishme. Kjo është ndeshja e parë e Champions League dhe vjen në momentin e duhur për skuadrën, pas fitores ndaj Venezias. Nuk e nisëm ashtu siç donim, por me durim do të arrijmë aty ku duhet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit