Barcelona thuhet se ka vendosur të blejë 15-vjeçarin meksikan Gilberto Mora.
Adoleshenti bëri histori së fundmi me Club Tijuana, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mira nga i gjithë kontinenti.
Mora shënoi në fitoren 2-1 të Liga MX ndaj Club Leon në gusht, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e kampionatit meksikan në moshën vetëm 15 vjeç e 320 ditë.
TUDNMEX ka raportuar se Barça i ka bërë një ftesë talentit për t’u stërvitur në akademinë e tyre të famshme La Masia me ekipin e të rinjve.
Megjithatë, Barca Blaugranes ka shtuar se gjigantët e La Ligas duhet të sigurojnë lejen e prindërve të Moras, pasi ai është i mitur.
Sipas raportit të Barca Blaugranes, Barca i ka bërë ofertën Moras në mënyrë që ai të “njohë ambientet e La Masía, të njihet me identitetin e Barcelona-s dhe të ndërveprojë me anëtarët e ekipit të të rinjve katalanas”.