Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për Amazon Prime Video pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Si e përshkruani ndeshjen e sotme? “Aq e vështirë sa e dinim. Interi është një ekip i mrekullueshëm, u mbrojt shumë mirë dhe në kundërsulm është shumë i fortë. Sidomos në pjesën e dytë ne sulmuam shumë mirë duke pasur 4/5 raste. Jemi një ekip fantastik, jam i lumtur që jam trajner i këtij grupi”.
Çfarë ju pëlqeu më shumë? “Gjithçka, sepse e di me çfarë skuadre po luanim. Sulmi kundër njëmbëdhjetë vetëve që bënin barrikada te mrekullueshme nuk ishte i lehtë.
Është normale të pranosh diçka, por në pjesën e dytë patëm 4/5 dhe nuk mund të bënim më shumë. Ne luajtëm më mirë se finalja e dy viteve më parë”.