Haaland dhe “fërkimi” me Acerbin, pas Manchester City-Inter: A e do fanellën time?

19 Shtator 2024
11:40
Alfred Lleshi
back button

Acerbi “futi në xhep” Haaland, Interi ndaloi në shtëpi Manchester City. Mbrojtësi zikaltër fitoi duelin fizik me qendërsulmuesin e Guardiolës, i cili nuk arriti të përbënte kërcënim në debutimin e tij në sezonin e ri të Champions League. Haaland nuk shënoi, ndeshja e luajtur mbrëmë në “Etihad” përfundoi pa gola.

Në minutën e 90-të, në bilbilin e fundit të një ndeshjeje në të cilën Interi tregoi personalitet dhe qëndrueshmëri mbrojtëse, ndodhi surpriza e papritur: “A e do fanellën? Më tërhoqe prej saj gjatë gjithë ndeshjes”. Haaland shkoi tek Acerbi dhe imitoi gjestin e heqjes së fanellës.

Ironikisht ai dukej se dëshironte t’ia jepte mbrojtësit italian fanellën, duke njohur vështirësitë e mëdha që hasi në duelin një kundër një me të, gjatë gjithë lojës. Mbrojtësi i Interit buzëqeshi dhe e përqafoi yllin norvegjez. Kështu përfundoi një duel tejet tërheqës gjatë gjithë ndeshjes në fushën e lojës, me shtrëngim burrëror duarsh.

Acerbi-Haaland, simpatico siparietto a fine gara - foto 3Acerbi-Haaland, simpatico siparietto a fine gara - foto 4Acerbi-Haaland, simpatico siparietto a fine gara - foto 4

Lajme të tjera

Lajmet e fundit