“Ishte e çuditshme”, ish-ylli i Premier League: Mungesë respekti ndaj Kane

2 Maj 2024
16:21
Denis Hakanaj
back button

Ish-lojtari i Chris Sutton ka kritikuar mesfushorin e Real Madrid-it, Jude Bellingham për përpjekjen për të ngacmuar sulmuesin e Bayern Munichut, Harry Kane, përpara penalltisë së këtij të fundit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League të martën.

Ish-lojtari i Anglisë, Sutton, tha për podcast-in “It’s All Kicking Off” se veprimet e Bellingham ishin mungesë respekti, duke thënë:

“Ishte befasuese. Nëse ju pëlqen apo më pëlqen, nuk ka rëndësi. A i pëlqeu Harry Kane? Unë mendoj se ai do të ndjente se ka mungesë respekto. Do të shkojnë bashkë në Europian.

“Mendova se ishte një lëvizje e çuditshme. Ai ka pasur një fillim të shkëlqyer te Real Madrid, por ndoshta e tepron kur bën gjëra të tilla”.

Ai kundër Real-it ishte goli i 43-të i Kane në të gjitha kompeticionet në sezonin debutues në futbollin gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit