PSG vuan shitjet e fanellave, Enrique: Ju zbuloj yllin e ri të skuadrës

19 Shtator 2024
18:28
Telesport
back button

PSG po vuan mungesën e yjeve në aspektin e marketingut. Për herë të parë pas gjashtë sezonesh, klubi francez ka mangësi në shitjet e fanellave, që kanë pësuar rënie.

E pritshme, kur merr parasysh faktin se tashmë në Paris nuk luajnë më yje si Leo Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe. Largimi i tyre ka sjellë pasoja në financa, por jo në fushë.

Trajneri Luis Enrique, pas fitores 1-0 me Gironën në Champions League ka zbuluar “yllin” e ri të skuadrës kryeqytetase. Nuk është një lojtar, por grupi.

“Po, ne kemi një yll në skuadër. Eshtë një yll që shkëlqen më shumë se cdo gjë tjetër: skuadra! Ky është ylli ynë, skuadra. Më duket një gjë fantastike, një ndjesi e mirë, kur sheh se lojtarët luajnë për njëri-tjetrin. Të gjithë për një dhe një për të gjithë, si tre musketierët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit