Barca e nis me tronditje, Yamal shkruan histori me perlë. Rezultatet e 45′ të para (VIDEO)

19 Shtator 2024
21:52
Telesport
back button

Janë mbyllur 45 minutat e para në 4 fushat ku sonte po luhen 4 ndeshjet e fundit të javës së parë të Champions League nē formatin e ri që nisi këtë edicion.

KARTONI I KUQ GARCIA – VIDEO

 

GOLI I YAMAL (VIDEO)

Menjehere ka surpriza duke nisur nga ndeshja në Principatë ku pas 10 minutash Barcelona ka mbetur me dhjete futbolliste pasi Eric Garcia doli me karton te kuq per nje faull si lojtari i fundit pasi Ter Stegen gaboi ne nje pasim te forucar duke e vendosur ne veshtiresi shokun e ekipit.

Monaco me me pas gjeti golin me Akliouche por nje perle e Lamine Yamal (goli i tij i pare ne Champions) i dha barazimin djemve te Hansi Flick.

Yamal sonte u be lojtari i parë që ka luajtur 11 ndeshje të Ligës së Kampioneve para moshës 18-vjeçare, duke kaluar Yuri Tielemans, Jude Bellingam dhe Warren Zaire-Emeri (10 secili).

Barazim jane mbyllur 45 minutat e para edhe ne 3 fushat e tjera ku Griezmann i eshte pergjigjur golit te Sesko ne Atletico Madrid-Leipzig 1-1, teksa mes Atalantas dhe Arsenalit ende mbetet e bllokuar ne 0-0.

Barazim dhe mes Brest dhe Sturm, 1-1. Nje gol qe hyn ne histori per ekipin francez pasi eshte i pari ne historine e tyre ne Champions.

Numra të paracaktuar, të cilët konfirmojnë për të disatën herë talentin e kristaltë të futbollistit të rritur në “La Masia”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit