Monaco-Barcelona 2-1, Raphinha e merr me sportivitet: Koha më e mirë për të humbur…

20 Shtator 2024
8:40
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Raphinha, komentoi për “Sky Sport” humbjen e pësuar në Monaco 2-1, xhiron e parë të fazës së grupit të Ligës së Kampionëve: “Është e vështirë të flasësh pas një disfate.

Pas përjashtimit me karton të kuq të Garcia (10’), ne vuajtëm, por megjithatë luajtëm mirë. Në fazën e posedimit të topit kemi bërë shumë gjëra pozitive, megjithatë, është e qartë se duke luajtur 10 kundër 11 për 80 minuta gjërat bëhen të vështira në Champions League.

Le të mendojmë për ndeshjen e radhës. Humbja e parë ndoshta erdhi në kohën e duhur, me 60-70 ndeshje në sezon. Sidomos në këtë fazë të hershme është koha më e mirë për të humbur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit