Në dhomat e zhveshjes së Barçës kishte një përzierje zemërimi për humbjen, krenarie për qëndrimin e ekipit dhe dëshirë për të nxjerrë përfundime e për t’u përmirësuar, për të arritur rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme.
Në fund të sfidës ndaj Monaco, e humbur 2-1, kapiteni blaugrana, Marc-André Ter Stegen, foli për veprimin që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, kartonin e kuq ndaj Eric García në minutën e 10-të: “Nuk e kuptuam njëri-tjetrin, ishte një veprim fatkeq. Kemi luajtur 80 minuta me një lojtar më pak. Kjo nuk duhet të ndodhë me ne, por ky është futbolli”.
Për debutimin e pafat në Champions League, gjermani ka zhgënjim: “Humbja dhemb, por treguam me një lojtar më pak se nuk dorëzohemi. Donim të merrnim të paktën një pikë”.
Sa i përket synimit të skuadrës me 10 lojtarë në fushë, ai theksoi: “U përpoqëm të mbyllnim hapësirat, na funksionoi mirë, por Monaco shënoi dy herë kundër nesh. Objektivi ishte fitorja, por nuk ia dolëm dot. Më mirë që ndodhi kaq shpejt, sepse kemi kohë dhe ndeshje për ta rikuperuar këtë hap fals. Tani fokusi është te Villarreali”.