Ronaldo “shenjtëron” Lamine Yamal: Unë dhe Messi nuk kemi bërë kaq mirë në moshën e tij

20 Shtator 2024
10:45
Alfred Lleshi
back button

Lamine Yamal është dhe do të jetë një nga lojtarët më të mirë në botën e futbollit. Kësaj vere, në Europianin e Gjermanisë, talenti i Barcelonës demonstroi nivelin e tij të lartë, e fitoi si protagonist këtë kompeticion me Spanjën.

Vetëm 18 vjeç, por ai ka marrë tashmë shumë vlerësime nga legjendat e këtij sporti. Cristiano Ronaldo, ish-lojtari i Real Madridit, kishte evidentuar tashmë sukseset e lojtarit të Barçës në raste të tjera, kur Lamine u emërua në listën e kandidatëve për të fituar “Topin e Artë” dhe “Golden Boy”.

Tani CR7, përmes kanalit të tij në YouTube, në një bisedë me Rio Ferdinand, ka analizuar yjet e sotëm të futbollit botëror. Midis emrave, si ata të Mbappé apo Bellingham, u shfaq edhe Lamine Yamal.

Ferdinand e pyeti portugezin për lojtarin e ri katalanas dhe ai u përgjigj: “Është e vërtetë që Lamine Yamal po bën gjëra që as Leo Messi dhe as unë vetë nuk i kemi bërë në atë moshë. Shoh potencial dhe talent të madh tek ai. Sigurisht, ka nevojë edhe për fat, sepse është shumë i ri. Shpresoj që të mos ketë probleme fizike”.

Për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, futbolli në të cilin po zhvillohet Lamine është ai që po e ndihmon, pa përmendur talentin e tij të madh, të spikasë në fushë dhe të ketë këto mundësi: “Lamine luan në një kontekst që e ndihmon shumë. Kombëtarja spanjolle është me të vërtetë shumë e mirë. Personalisht mendoj se ai ka shumë potencial, por le të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë rrugës”.

Kur përfundoi temën e Lamine Yamal, portugezi ishte shumë i qartë për të ardhmen e talentit të Barçës: “Unë mendoj se Lamine Yamal do të jetë një nga lojtarët më të mirë të këtij brezi të ri”.

Në të njëjtën video me Ferdinand, CR7 foli edhe për yjet e tjerë, që aktualisht po luftojnë për t’u konsideruar si më të mirët në botë. Portugezi vlerësoi Bellingham, duke theksuar nivelin e tij dhe rolin në klubin e bardhë:

“Bellingham ka potencial dhe talent të madh. Ai ka shkuar në një klub ku ambienti është i mirë, i pastër dhe kështu do të rritet më tej, siç kanë bërë Camavinga, Vini, Rodrygo… Ai është në një ekip që do ta ndihmojë të bëhet top-lojtar. Me siguri, Bellingham do të jetë një nga lojtarët më të mirë”.

Ronaldo diskutoi edhe tërheqjen e tij nga futbolli, pasi në moshën 39-vjeçare është gjithnjë e më afër largimit nga fushat e blerta: “Ajo që do të më mungojë më shumë është adrenalina e të qenit në stadium dhe nervat. Do të merrem me gjëra të tjera, kam nën kontroll një biznes të mirë. Sidoqoftë, adrenalina e futbollit nuk do të ekzistojë më kurrë tek unë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit