Thiago Motta: Kam marrëdhënie fantastike me Conte, Napoli është ndërtuar për titullin

20 Shtator 2024
14:12
Alfred Lleshi
back button

Vigjilje e Juventus-Napoli për trajnerin e Juventusit, Thiago Motta i cili në konferencën për shtyp prezantoi ndeshjen e madhe të javës së 5-të të Serie A: “Një përballje e madhe, me lojtarë të fortë në fushë. Ne do të garojmë dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Do ta përballojmë ndeshjen me seriozitet dhe përgjegjësi, duke respektuar kundërshtarin, por duke u përpjekur të luajmë futbollin tonë”.

Si është Gatti?
Fede është në dispozicion. Vetëm Conceicao dhe Milik nuk do të jenë të disponueshëm. Të gjithë të tjerët mund të luajnë. Fede është stërvitur mirë.

Një kujtim nga Conte si trajner? A more ndonjë gjë prej tij?
Po, ishte kënaqësi e madhe të punoja me Conte. Ne dolëm kundër një ekipi të fortë. Ne ishiMarrëdhënia me të ishte fantastike.

Mos luajtja e Napolit në Kupat e Europës a përbën avantazh për të?
Kalendari është ky, duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës, pa shikuar larg. Napoli ka një ekip të mirë, e kam thënë tashmë, është ndërtuar për të synuar titullin.

Si punoni me Vlahovic?
Kjo është pjesë e ambicies së shëndetshme për t’u përmirësuar gjithmonë. Loja nuk është thjesht motivim. Shumë gjëra nevojiten për ta bërë skuadrën të luajë mirë. Dusan është shumë mirë, e shoh çdo ditë të buzëqeshur, pozitiv. Në ndeshjen e fundit bëri një punë të shkëlqyer mbrojtëse dhe sulmuese, duke krijuar edhe situata për shokët e skuadrës. Jam shumë i kënaqur me punën e tij, duhet të vazhdojë kështu.

Ku duhet të përmirësoheni ende?
Në gjithçka. Duhet të rritemi dhe t’i përballojmë ndeshjet me diçka më shumë. Çdo ditë duam të bëjmë diçka më të mirë.

Si janë mesfushorët?
Të mbaj konkurrencën sa më lart është pjesë e punës sime. Të gjithë po stërviten mirë. Për mua ka nga ata që do të luajnë nesër dhe të tjerë që do të luajnë ndeshjet e radhës.

Çfarë mendoni për faullet sistematike ndaj Kvara?
Mund të flas vetëm për lojtarët e mi. Ata nuk tentojnë të bëjnë faulle, mund t’ju siguroj për këtë, gjithmonë duan të luajnë futboll korrekt. Faullet e rrezikshme nuk janë të mira, por as simulimet pas një kontakti.

Pas dy barazime zhgënjyese ndaj Empolit dhe Romës, a do të ishe i lumtur me një barazim edhe kundër Napolit?
“Këto janë supozime që nuk do të ndodhin, sepse ne patëm dy barazime kundër skuadrave të ndryshme. Ishin ndeshje shumë të ndryshme. Edhe nesër do të jetë krejt ndryshe. Ne e respektojmë kundërshtarin, por duam të bëjmë një paraqitje të madhe.

A ndiheni të ngjashëm si trajner me Conten?
Të gjithë jemi të ndryshëm. E shoh që tani jeni të fokusuar tek unë dhe Conte, ngaqë nesër do të luhet Juve-Napoli. Në fund të fundit protagonistë do të jenë lojtarët, shpresoj që të demonstrojnë vlerat e tyre, duke respektuar lojën dhe dhënë gjithçka në fushë.

A keni pasur ndonjëherë shansin të jeni trajner i Napolit?
Jo.

A mund të luajnë Koopmeiners dhe Douglas Luiz së bashku?
Gjithçka është e mundur, veçanërisht me lojtarë të fortë. Do të shohim nëse do të fillojmë kështu nesër, por gjithçka është e mundur.

A jeni i habitur nga shkarkimi i De Rossit?
Po, më ka befasuar shumë. I kam dërguar një mesazh, i cili padyshim do të mbetet mes nesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit