Barcelona përfiton nga ndalesa e Girona-s përballë Deportivo Alaves në transfertë dhe rimerr vendin e dytë në La Liga qe do te thote me shume para (te pakten 7 mln euro nga te drejtat e imazhit).
Skuadra katalanase fitoi 2-0 përballë Real Sociedadit me golat e shenuar nga Lamine Yamal dhe Raphinha, më brazilianin që realizoi nga pika e bardhë dhe me pas ia dedikoi te permbyturve ne Brazil ne Rio Grande.
Talenti i Barcelonas e dërgoi topin në rrjetë në fund të pjesës së parë, i shërbyer nga Gundogan. Ky eshte goli i peste ne kete sezon dhe gjithashtu Yamal ka dhe 9 asist mes La Liga dhe Champions.
Raphinha dhe Ferran Torres patën shanse gjatë pjesës së dytë për ta thelluar diferencën, ndërsa për miqtë iu afrua barazimit Mendez. Në kohën shtesë Barcelona fitoi një 11-metërsh, që e shndërroi në gol Raphinha.
Pray for Rio Grande do Sul, the Brazilian state plagued by terrible floods 🙏💔 pic.twitter.com/H4gNpyI5kb
— BarçaTimes (@BarcaTimes) May 13, 2024