Ylli i Liverpool tenton blerjen e klubit historik francez? Vjen deklarata e bujshme: “Cili është ky?! Nuk e njoh fare…”

20 Shtator 2024
19:26
Telesport
back button

Pronari dhe presidenti i Nantes, Waldemar Kita, ka mohuar për portalin “Presse-Océan” se mbrojtësi i djathtë i Liverpool, Trent Alexander-Arnold (25 vjeç) është në bisedime me të për të blere kuotat e mazhorancës së klubit Les Canaris përmes firmës së investimeve të babait të tij. L’Equipe dha lajmin këtë mëngjes se anglezi synon të blejë aksionet e 8 herë kampionët e Francës dhe madje paraqiti një ofertë prej 100 milionë eurosh.

Kita u shfaq mjaft i acaruar dhe i tërbuar duke mohuar artikullin e L’Equipe. “Këto janë të gjitha marrëzi! Nga vjen ky lajm? Si prisni që një njeri serioz që dëshiron të blejë një klub të përdorë një gazetar per te shfaqur? Trent Alexander-Arnold? Por unë as që e njoh atë!”

Pronari 71-vjeçar i Nantes, i cili fitoi pasurinë e tij duke themeluar dhe shitur kompani farmaceutike thuhet se i kërkoi avokatit të tij disa informacione mbi e futbollistin e Liverpool-it.

“Ai më tha se babai i tij ishte i përfshirë në financa dhe se ata kanë lojtarë si dhe agjentë. Unë kurrë nuk kam bërë asnjë videokonferencë me askënd, kurrë. Është e pakuptimtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit