“Jam i padrejtë! Bukur apo shëmtuar, puna ime është kjo” | Luis Enrique “shpërthen” para medieve

20 Shtator 2024
19:31
Telesport
back button

Të mërkurën në mbrëmje, Paris Saint-Germain nisi sezonin e tij në Champions League me një fitore ndaj Girona FC në minuat e fundit. Ndeshja nuk ishte aspak e thjeshtë dhe trajneri Luis Enrique admiroi sesi skuadra katalanase e kishte detyruar skuadrën e tij të vuante gjatë gjithë mbrëmjes. Megjithatë, pesë fitore nga pesë në të gjitha kompeticionet jane nje bilanc super te PSG, edhe pse dhurata erdhi me autogolin e portierit Paulo Gazzaniga.

Ndërsa ndeshja kundër Girona ishte larg nga performanca më bindëse e PSG-së këtë sezon, ne Ligue 1, PSG ka shenuar 16 gola ne 4 ndeshjet e para dhe nuk vuan sulmin. Nje tjeter pikepyetje ka te beje me aktivizimin e futbollistëve aq sa blerja e fundit e veres, talenti Désiré Doué (19 vjeç) ende nuk ka nisur titullar në asnjë nga ndeshjet e klubin francez.

Luis Enrique ka pranuar në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes ndaj Reims se situata për shumë lojtarë është “e padrejtë”. “Unë punoj mirë me të gjithë lojtarët. Por detyra ime është të jem i padrejtë.

E përsëris, është e padrejtë. Kundër Gironas, 16 lojtarë meritonin të ishin titullarë, por vetëm 11 mund të luajnë”, shpjegoi ish-trajneri i kombëtares spanjolle.

“Do të jem i padrejtë gjatë gjithë sezonit. Do të doja të jem i padrejtë me shumë prej tyre. Kjo do të thotë se ata janë të gjithë gati dhe te forte. Pavarësisht nëse është e shëmtuar apo e bukur, është puna qe duhet te beje trajneri i PSG-së, pra puna ime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit