Ancelotti u përgjigjet kritikave ndaj Mbappe e Vini Jr: “Nuk është puna e tyre ajo…”

20 Shtator 2024
20:09
Telesport
back button

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka analizuar komentet ndaj tij për mungesën e ekuilibrit të ekipit gjatë javëve të para të sezonit. Kampionët spanjollë sigurisht qe nuk po paraqiten aq mire sa pritej me loje. Gjigantët e kryeqytetit, deri më tani, kanë arritur pesë fitore dhe dy barazime në shtatë ndeshjet e tyre në të gjitha kompeticionet.

Edhe në rrugën e tyre drejt një fitoreje 3-1 ndaj Stuttgartit në ndeshjen hapëse të klubit në Ligën e Kampionëve të martën, Reali e gjente rregullisht veten nen rrezik gjate tranzicionit te kundershtarit.

Shumë media kanë vënë në dukje mungesën e ekuilibrit në 11-shen e klubit si faktorin kryesor. Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes ndaj Espanyol, trajneri tha: “E di që të gjithë mendoni se na mungon ekuilibri sepse Vini, Mbappe dhe Rodrygo nuk ndihmojnë në mbrojtje. Por kjo nuk është puna e tyre…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit