Rasti Negreira po shkakton sërish diskutime në Spanjë.
Barcelona akuzohet se ka paguar Jose Maria Enriquez Negreira, zëvendëspresident i Komitetit Teknik të arbitrave spanjollë. Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas foli për këtë çështje.
Këto janë fjalët e tij në podcast-in të The Wild Project:
“Barcelona do të ndëshohet për rastin Negreira. Në nivel sportiv tashmë është parashikuar.
“Ne besojmë se çështja duhet të sqarohet sa më shumë që të jetë e mundur.
“Nuk është vërtetuar se arbitrat janë paguar, as nuk mendoj se do të vërtetohet, por Barcelona paguante Negreira sepse ai i shiti atyre idenë për të ndikuar në ngritjet dhe zbritjet në detyrë të gjyqtarëve.
“Ai i shiti atyre idenë se Barcelona mund të kishte ndikim më të madh. Ky është korrupsion sportiv, por jo në nivelin e blerjes së ndeshjeve. Asnjë arbitër nuk do të përfshihet. Ajo që ata po bënin ishte e gabuar.
“Unë mendoj se Barcelona do të sanksionohet, por mendoj se do të duhet një kohë e gjatë. Do të ketë një gjyq. Nuk mendoj se do të dalë që Negreira i ka paguar arbitrat”.