“Kam frikë”, rrëfimi i gjyshes së Yamal: Nëse duan të më vrasin…

21 Shtator 2024
11:21
Denis Hakanaj
back button

Fatima, gjyshja e të riut Lamine Yamal, ka rrëfyer se do të detyrohet të largohet nga lagjja ku ka jetuar gjithmonë për shkak të kërcënimeve dhe presioneve.

Javier Fuentes, gazetar i Espejo Publico, foli me njerëzit në lagjen nga e cila u largua kohët e fundit babai i Yamal, Mounir Nasroui (i përfshirë së fundmi në një përleshje në të cilën ai u godit me thikë).

Babai i Yamal u largua nga lagjja pak kohë më parë kur djali i tij filloi të bëhej gjithnjë e më i famshëm. Ndjenja e urrejtjes u shfaq ndaj tij pas vendimit të futbollistit për të luajtur për Spanjën dhe jo për Marokun.

Bashkatdhetarët e tij do ta kishin marrë atë vendim si një tradhti të vërtetë. Gazetari Fuentes takoi edhe Fatimën, gjyshen e Yamal. Ajo u pikëllua dhe tregoi se është afër largimit nga lagjja, sepse ata që plagosën me thikë djalin e saj tani po e kërcënojnë edhe atë. Dhe kjo e frikëson.

“Pas historisë së Mounir nuk ha dot. Më është mbyllur barku nga tronditja dhe frika”, deklaroi ajo duke pohuar gjithashtu se “edhe ata na kanë zili”.

“Nëse duan të më vrasin, unë jam këtu”, tha ajo me vendosmëri, duke e bërë të qartë se nuk dëshiron të largohet nga lagjja e saj, por se është e detyruar ta bëjë këtë nga presioni i atyre që e shndërrojnë famën e nipit në urrejtje ndaj familjes së saj.

Lamine Yamal është një shtetas spanjolle.

“Këtu ka lindur, ka studiuar këtu, ky fëmijë nuk është nga Maroku, a më kuptoni? Djali im nuk e detyroi të bënte asgjë”, përfundoi ajo duke iu përgjigjur gazetarit: “E dua shumë”, tha e emocionuar gjyshja Fatima.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit