E ardhmja e vëllezërve Xhaka, Taulanti zbulon planin: “Nuk dua të them shumë, por…”

21 Shtator 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, mund të kthehet në futbollin zviceran.

Ish-kapiteni i Arsenalit është në sezonin e tij të dytë te Bayer.

Dhe vëllai i tij, Taulant Xhaka, tha se një rikthim në ish-klubin e Basel-it mund të ndodhë në të ardhmen.

Ai tha për Blick: “Mund të funksionojë. Ka një plan. Nuk do të them më shumë.

“Edhe unë do të doja të kryeja kursin e trajnerit si vëllai im. Ideja do të ishte që Graniti të bëhej trajner i parë dhe unë të isha ndihmësi i tij. Unë e shoh veten më shumë në këtë rol, në komunikim me lojtarët”.

Kontrata e Granitit me Bayer-in zgjat deri në vitin 2028.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit