Ai ishte padyshim më i miri në fushë, porta e Juventusit mbetet e paprekur edhe pas javës së pestë të Serie A. Barazimi 0-0 ndaj Napolit ndoshta nuk i kënaqi plotësisht bardhezinjtë, gjë që u duk edhe në fjalët e kapitenit të sotëm Gleison Bremer, i cili e analizoi ndeshjen direkt në mikrofonat e DAZN:
“Ishte mëkat të mos e fitonim këtë ndeshje. E rëndësishme në futboll është të shënosh gola, pa shënuar është e vështirë të marrësh pikët e dëshiruara. Jemi në rrugën e duhur, duhet të vazhdojmë kështu”.
Më pas analizoi vështirësitë në gjetjen e rrugës së golit: “Ne po fillojmë një rrugëtim të ri dhe është e vështirë të gjesh gola menjëherë, hapi i fundit na mungon. Duhet të dëgjojmë trajnerin dhe të vazhdojmë kështu”.