Conte: Jam mesatarisht i kënaqur, Lukaku nuk është ende në formë optimale

21 Shtator 2024
20:52
Alfred Lleshi
back button

Kjo është analiza e Antonio Contes, trajnerit të Napolit, pas barazimit në Torino ndaj Juventusit. “Ndryshimi në formacion vjen nga fakti që McTominay dhe Gilmour erdhën në fund të merkatos, edhe Folorunsho u rikthye. Më parë kishim vetëm dy mesfushorë, tani është një repart mjaft i fortë për t’u shfrytëzuar.

Frika ime ishte faza e mbrojtjes, por mund të bënim shumë më mirë përpara. Kishte situata për t’u shfrytëzuar, sigurisht që kemi hapësirë ​​të mjaftueshme për t’u përmirësuar. E di vështirësinë e të luajturit ndaj Juventusit, ndaj barazimi këtu merr vlera. Mos harrojmë se Juventusi është skuadra që e mbylli me 18 pikë më shumë se Napoli sezonin e kaluar.

Ndryshimi i formacionit për të kufizuar Juventusin? Jo, me 3-5-2 doja të valorizoja sa më shumë lojtarë në formë. Një trajner përshtatet me karakteristikat e lojtarëve, synimi ishte që të mos ia linim topin Juventusit. Lukaku ende nuk është në formën optimale. Jam mesatarisht i kënaqur me paraqitjen e sotme, bëmë mirë në prapavijë. Natyrisht, mund t’i kishim shfrytëzuar disa situata më mirë në fazën ofensive”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit