“Je një copë m***”, shpërthimi i Bellingham në fushë bëhet viral (Video)

22 Shtator 2024
13:38
Denis Hakanaj
back button

Ka ndodhur gjithçka në Real Madrid-Espanyol dhe sigurisht polemikat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

Gjithçka për faj të arbitrit të ndeshjes, që ka humbur kontrollin në minutat e fundit.

Në minutën e 80-të ka ndëshkuar me karton të verdhë Jude Bellingham për protesta, pasi mesfushori anglez ka rënë në tokë pas një përlasje me Gragera-n.

Ylli i Real-it ka kërkuar me ngulm një goditje dënimi.

Arbitri ka fërshëllyer, por jo në favor të Los Blancos. Në atë moment, pas protestave të dukshme të lojtarit, arbitri Munuera Montero e ka ndëshkuar me karton të verdhë dhe Bellingham ka reaguar ashpër duke i thënë: “Je një copë m***”.

Telekamerat kanë kapur gjithçka dhe pamjet nuk lënë vend për interpretim. Megjithatë, arbitri duket se nuk e ka dëgjuar dhe nuk i ka treguar kartonin e kuq, siç parashikon rregullorja.

Disa javë më parë, gjithmonë gjatë një ndeshje të La Liga-s, Saul i tha “Je i dobët” arbitrit Muniz Ruiz, që ka shkruar gjithçka në raportin e tij dhe lojtari u skualifikua për dy ndeshje.

Bellingham mund të ndëshkohet nga gjykatësi sportiv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit