Arteta: Jam krenar për ekipin tim, barazuam me 10 lojtarë ndaj Manchester City

23 Shtator 2024
8:58
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, komentoi në “Sky Sports” barazimin 2-2 kundër Manchester City, pavarësisht se e ruajti epërsinë deri në fundin e kohës shtesë: “Jam absolutisht krenar për këtë rezultat. Mënyra se si lojtarët luajtën në kushte normale më lumturon.

Ishte e vështirë ndaj Manchester City, sepse nuk është rastësi që ata nuk kanë humbur në shtëpi prej 40 ndeshjesh. Pastaj konteksti në të cilin u gjendëm, duke luajtur me 10 lojtarë për 55 minuta, sigurisht që ndikoi në ndeshje. Kjo tregon historinë dhe karakterin e lojtarëve të mi, ndaj jam jashtëzakonisht krenar për ta.

Kur mbijetoni për kaq gjatë, 97 minuta lojë, dhe më pas barazoheni në minutën e 99-të, sigurisht që lë zhgënjim. Megjithatë, nuk mund të mos jem krenar për lojtarët e mi dhe mënyrën se si ata konkurruan sot”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit