“Friedkins” blejnë edhe Evertonin, çfarë ndodh tani me Romën? Amerikanët zbarkojnë në Premier League

23 Shtator 2024
15:27
Alfred Lleshi
back button

Pas Romës, presidenca amerikane e verdhekuqve bëhet bashkëpronare edhe e Evertonit. “La Blue Heaven Holdings” dhe “The Friedkin Group” i Dan Friedkin zbarkojnë në Premier League, ku do të blejnë skuadrën me seli në Liverpool.

Një tjetër investim në futboll pra për sipërmarrësin dhe producentin e filmit, i cili ka vendosur të fokusohet edhe në kampionatin më të rëndësishëm në botë. Njoftimi zyrtar nga Friedkins mbërriti të hënën e 23 shtatorit, i cili i jep fund epokës së Moshiri, pas 8 vitesh në krye të Evertonit.

Blerja e klubit të Premier League, pas Romës, hedh kështu themele për të ardhmen blu të Dan Friedkin në liga të ndryshme europiane. Grupi “Friedkin” tani zotëron si Everton, ashtu edhe Roma. Asgjë nuk do të ndryshojë për verdhekuqtë. Ato do të jenë ende në duart e producentit amerikan të filmit, si klubi anglez nga Liverpool-i.

Në futbollin aktual, për më tepër, është gjithnjë e më e zakonshme që një pronësi të ketë disa klube nëpër Evropë dhe në botë, siç ndodh për shembull me galaktikën e klubeve të Manchester City.

Një zëdhënës i “The Friedkin Group” tha: “Ne jemi të kënaqur që kemi arritur marrëveshje për t’u bërë kujdestarë të këtij klubi ikonik të futbollit. Jemi të fokusuar në marrjen e miratimeve të nevojshme për ta përfunduar transaksionin. Vizioni ynë për të ardhmen e tij është tejet ambicioz, duke përfshirë përfundimin e stadiumit të ri të Evertonit në ‘Bramley-Moore Dock’”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit