Blerja e madhe ka dështuar! Thiago Motta kthen yllin e skuadrës në sulmues të fshehtë

23 Shtator 2024
17:56
Telesport
back button

Thiago Motta nuk e ka nisur shkëlqyeshëm aventurën e tij si trajner i Juventusit. Skuadra e tij deri tani nuk pëson gola, por as nuk bind në ofensivë.

Pas barazimit me Napolin, tekniku po mendon të bëjë disa ndryshime. Arsyeja është se sulmuesi Vlahovid deri tani ka dështuar.

Plani është që Kenan Yildiz të luajë si sulmues i fshehtë, në mënyrë që të marrë maksimumin prej tij. Ai ka teknikë të mjaftueshme dhe shpejtësi të konsiderueshme për të marrë përsipër manovrat sulmuese të bardhezinjve.

Vlahovic u la në stol pas pjesës së parë në ndeshjen e së shtunës me Napolin. Serbi ka shënuar dy gola në 6 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, shumë pak për një lojtar të nivelit të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit