Liverpool kërkon 3 lojtarë nga Bayer Leverkusen: sulmues, mesfushor dhe mbrojtës

23 Shtator 2024
18:43
Telesport
back button

Liverpool në verën që lamë pas nuk bëri një merkato spektakolare. Chiesa ishte i vetmi investim i klubit të kuq, i transferuar për 12,5 milionë euro nga Juventusi.

Planet e anglezëve janë të mëdha, pavarësisht merkatos së shkuar. Drejtuesit po mendojnë një revolucion në skuadër, duke marrë parasysh faktin se disa largime po mendohen gjithashtu (lojtarë me parametra zero).

Sipas CaughtOffside, Liverpool synon të blejë tre lojtarë nga Bayer Leverkusen, skuadra më në formë në Europë në sezonin e kaluar.

Bëhet fjalë për Florian Wirtz, Jeremie Frimpong dhe Exequiel Palacios. Gjermani është lojtar i aftë të mbulojë disa role në ofensivë, kurse Frimpong luan si mbrojtës i djathtë dhe si mesfushor i djathtë (me klauzolë largimi 40 mln euro deri më 31 gushtin e shkuar).

Wirtz kushton 100 mln euro dhe ka një interes specifik nga Bayern prej dy vitesh. Palacios, me vlerë 60 mln euro, është mesfushor dhe ka disa muaj që gëzon interesin e klubeve si Chelsea dhe Tottenham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit