Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se lojtarët e tij do të fillojnë t’u mos u binden urdhrave të gjyqtarit pasi panë atë çfarë bëri Michael Oliver ndaj Arsenalit. Arbitri ka qene ne gryken e vullkanit pas barazimit 2-2 mes dy ekipeve, kjo për shkak të vendimit të tij për t’i dhënë kartonin e dytë të verdhë Leandro Trossard për shkak të largimit të topit.
Kapiteni i ‘Qytetarëve’, Kyle Walker, ka pretenduar se Oliver duhet ta lejonte atë që të rikthehej në pozicionin e tij për goditjen e dënimit pasi u ftua për të biseduar me gjyqtarin.
Dhe Guardiola tani i ka dhënë jehonë mendimit të anglezit, duke shkuar një hap tutje dhe duke treguar se çfarë do të bëjnë lojtarët e tij nëse një situatë e ngjashme ndodhë në të ardhmen.
“Herën e ardhshme, kur gjyqtari t’i kërkojë kapitenit që të flas me të, ne nuk do të shkojmë sepse duhet të shkojmë në pozicionet tona”. “Në të njëjtën kohë, ju duhet të shmangni pasimin e shpejtë. Ne e dimë se ata luajnë shpejtë, ne duhet të organizojmë më mirë mbrojtjen, ose situata të tilla do të ndodhin”, ka thënë Guardiola.
Man City do të rikthehet sërish në aksion në Premier fundjaven e ardhshme ku do të luajë ndaj Newcastle United.