“A mund ta shpall veten kampion Europe tani?”, Toni Kroos tallet keq me UEFA-n

24 Shtator 2024
14:29
Denis Hakanaj
back button

Ish-ylli i Real Madridit, Toni Kroos, ka kritikuar Komitetin e Arbitrave të UEFA-s pasi ata pranuan se Gjermania duhet të kishte marrë një penallti për prekjen e topit me dorë të Marc Cucurella në EURO 2024.

Duke folur në podcastin e tij Einfach mal Luppen, Kroos falënderoi në mënyrë sarkastike Komitetin e Arbitrave për marrjen e vendimit.

Ai tha: “Atyre iu deshën tre muaj për të kuptuar se ishte një penallti, diçka që pothuajse të gjithë e panë në një sekondë. Faleminderit, nuk ishte një gjë aq e rëndësishme (me ironi).

“A mund ta shpall veten kampion europian tani që zyrtarisht kanë thënë se ishte një gabim? Nuk mendoj kështu”.

Spanja dhe Gjermania e Toni Kroos ishin barazim 1-1 në minutën e 106-të të kohës shtesë kur topi goditi dorën e Marc Cucurella brenda zonës.

Gjyqtari Anthony Taylor dhe zyrtari i VAR-it, Stuart Attwell, vendosën që nuk ishte penallti dhe skuadra spanjolle shënoi më pas golin e fitores me Mikel Moreno.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit