“E kam dashur që nga dita e parë”, Fonseca: Është ndryshe nga të tjerët

24 Shtator 2024
15:22
Denis Hakanaj
back button

Një nga protagonistët e Milan-it në fitoren e madhe 2-1 në derbin kundër Inter-it të dielën në mbrëmje ka qenë Tammy Abraham.

Sulmuesi nuk arriti të shënonte, por ishte i kudondodhur në fushë duke luftuar për çdo top dhe duke vënë në vështirësi zikaltrit.

Trajneri Paulo Fonseca i ka thurur elozhe lojtarit duke thënë:

“Abraham është një lojtar që e kam dashur që nga dita e parë që kam ardhur këtu sepse është një futbollist i ndryshëm nga të tjerët.

“I jep skuadrës shumë energji, dhe ne kemi nevojë për këtë. Ka energji, ka pozitivitet, është agresiv…

“Është një lojtar që punon shumë për skuadrën. Mendoj se mund të jetë shumë i rëndësishëm për ne”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit