Manchester United po përgatitet të nisë bisedimet me Kobbie Mainoo dhe Amad Diallo për të rinovuar kontratat. Trajneri Erik ten Hag kërkon që dy lojtarët të qëndrojnë sa më gjatë me “djajtë e kuq”, si shpërblim për paraqitjen e tyre të mirë.
Kontrata aktuale e Mainoo skadon në vitin 2027, me opsionin e një viti shtesë, e cila përfshin rritje të pagës e lidhur me performancën. Ten Hag u shpreh për “Sky Sports” se do të punojë së bashku me ekipin drejtues të Manchester United për të rinovuar kontratat e dy lojtarëve.
“Ne jemi shumë të kënaqur me zhvillimin e Mainoo dhe për ne, por edhe për të, është i rëndësishëm që të vazhdojë ky proces. Klubi duhet të marrë një vendim sa më shpejt. Ne gjithmonë do të duhet të diskutojmë lojtarët tanë që po përparojnë mirë, se çfarë do të bëjmë me ta”, tha Ten Hag.
Në lidhje me Diallo, ai shtoi: “Është pjekur si lojtar, është një nga më të qëndrueshmit në lojën e tij. Ai ka disa atribute që e ndihmojnë ekipin”. Diallo ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, por klubi ka mundësi t’ia rinovojë edhe për një vit kontratën. Gjithsesi, ende qetësi në lidhje me këtë cështje.