Lewandowski nuk ndalet, 5 ndeshje me gol te Barcelona në La Liga! (VIDEO)

25 Shtator 2024
21:40
Telesport
back button

Barcelona sonte do te përpiqet të zgjasë epërsinë e saj në krye të tabelës se La Liga-s, ndërsa po përballet me Getafen në Estadi Olimpic.Dhe duket se ndeshja ka nisur ne disheze pasi jane dashur 20 minuta qe Lewandowski te perfitoje nga krosimi i Kounde dhe gabimi i portierit kundershtar per ta shtyre topin ne rrjete.

GOLI I LEWANDOWSKI – VIDEO

Polaku ka shenuar te pakten 1 gol ne 5 ndeshje ne La Liga, teksa jane 7 tashme ne total, edhe pse sonte eshte ende duke u luajtur sfida.

Taktikat e Hansi Flick duket se janë integruar siç duhet në stilin e lojës së ekipit, pasi sulmi i Barcelonës vazhdon të jete ne superforme; një fitore 5-1 ndaj Villarrealit në ndeshjen e tyre të fundjaves se shkuar krijoi një seri prej gjashtë suksesesh radhazi në ligë dhe mbi 20 gola te realizuar.

Barça e ka mbajtur të paprekur Estadi Olimpic deri më tani me një rekord të përsosur fitoresh dhe vetëm një gol të pësuar. Getafe vazhdon të kërkojë fitoren e parë të sezonit. Për më tepër, ata kanë një rekord të tmerrshëm jashtë fushe me fitoren e tyre të fundit që vjen në prill.

Barcelona nuk ka humbur nkundër Getafes që nga viti 2020. Përveç kësaj, Barcelona ka fituar dy dhe ka barazuar tre nga pesë ndeshjet e fundit ndaj tyre.

Marc-Andre ter Stegen iu bashkua listës së gjerë të lëndimeve të Barcelonës pasi pësoi një dëmtim shkatërrues në përballjen e mëparshme kundër Villarrealit dhe ai pritet të mungojë deri ne fund te sezonit ndaj edhe u mor Sczeszni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit