Shifrat nuk gënjejnë, Vlahovic është në vështirësi. Pasojat po i vuan… Juventusi

26 Shtator 2024
8:25
Alfred Lleshi
back button

Numrat e një momenti të vështirë dhe të ndërlikuar. Dusan Vlahovic është në pikën e kritikave te Juventusi dhe të dhënat nuk hedhin poshtë teoritë e atyre që aktualisht e konsiderojnë atë në një fazë sigurisht jo brilante.

Të dhënat e “Sofascore” nuk gënjejnë: 2 gola të shënuar në këtë kampionat përkundrejt 2.31 gola/ndeshje të pritshëm për sulmuesin serb. Një gol çdo 199 minuta të luajtur, pra 0.4 gola për ndeshje. 3 goditje për ndeshje, me 4 raste të humbura për shënim.

Të 2 golat me këmbën e majtë për lojtarin e Juventusit, zero asiste për të dhe vetëm 0.04 asiste të pritura për ndeshje. Sigurisht që nuk janë numra për një sulmues apo një bomber zone, duke pasur parasysh se nuk krijoi ndonjë mundësi të madhe për shokët e skuadrës, nuk bëri asnjë pasim kyç.

Një tjetër fakt shqetësues: Vetëm 194 prekje me vetëm 60% saktësi. Asnjë driblim i suksesshëm, vetëm 2 goditje të fituara për ndeshje, 7.6 posedime të humbura. E nëse marrim parasysh se një nga golat është shënuar me penallti, të dhënat janë edhe më negative për serbin. Tani do të jetë në dorën e Vlahovic që t’i përmbysë këto rekorde negative në fushë.

Moreno Torricelli u shpreh për Vlahovic: “Ai do të jetë në gjendje të zhbllokohet, është një lojtar që synon të fitojë renditjen e golashënuesit më të mirë. Me siguri do të jetë në mesin e 3-4 më të mirëve në fund të kampionatit. Dusan është një punëtor i madh, vetëm duhet të menaxhohet mirë.

Dëshira për të shënuar gola e mbingarkon psikologjikisht atë, duhet të jetë më i çliruar në fushë. Ai duhet të kuptojë se nuk mund të bëjë gjithmonë gjithçka për ekipin, gjithsesi është përmirësuar shumë. Më parë luante shumë për veten, ndërsa tani ndihmon bashkëlojtarët e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit