Jo vetëm vlejti 3 pikë, kryesimin dhe “arratisjen” nga Real Madridi, ja pse goli i Lewandowskit ishte “jubilar”

26 Shtator 2024
12:36
Alfred Lleshi
back button

Gjëja më e mirë për Barcelonën këtë të mërkurë në stadiumin “Olímpic Lluís Companys”, në Montjuïc, ishte rezultati. Fitorja 1-0 i dha skuadrës së Hansi Flick tri pikët, duke e lejuar të ruajë distancën nga Real Madridi (4 pikë). Gjithashtu i lejoi Barçës të vazhdonte në rrugën e fitoreve (7 në 7 ndeshje të La Liga-s).

Nga ana tjetër, goli i Robert Lewandowskit, përveçse shtoi tri pikë të tjera të çmuara, ishte i 6500-ti i skuadrës katalanase në La Liga, kompeticion që nisi sezonin 1928-1929. Gjatë gjithë historisë, ato të njohur si “gola jubilarë” janë nënshkruar nga shënues të shquar.

Nga autori i golit të parë, Manuel Parera, te ai numër 500, realizuar nga legjendari Josep Escolà, profesori i futbollit, duke kaluar nga Marcos Aurellio, Estanislau Basora, Pedro Zaballa, Hugo Sotil dhe Enrique Quini.

Në listë shfaqen edhe mite të tjera, që lanë gjurmë për Barçën, si José Mari Bakero, autor i golit të 3500-të. Lojtarë të tjerë që përbëjnë këtë listë legjendash janë Guillermo Amor, Patrick Kluivert dhe Cesc Fàbregas. Dhe, sigurisht, është edhe argjentinasi Leo Messi, i vetmi që shfaqet dy herë në këtë listë, sepse ka shënuar golat e 5000-të dhe 6000-të të Barçës.

Skuadra blaugrana ka luajtur gjithsej 3.305 ndeshje në La Liga (përfshirë të fundit ndaj Getafe) dhe ka shënuar 6.500 gola, me një mesatare prej 1.96 gola/ndeshje. Ky bilanc ndahet në 1766 fitore, 613 barazime dhe 656 humbje, ndërsa golat e pësuar që nga fillimi i La Liga-s shkon në 3362 (mesatarisht 1.10 për ndeshje).

Lewandowski ishte edhe një herë vendimtar për interesat e Barçës. Polaku, me 7 gola në 7 ndeshje, është golashënuesi më i mirë i skuadrës katalanase dhe i La Liga-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit