Zhegrova shton dyshimet: Nuk më përjashtoi trajneri, por Federata!

26 Shtator 2024
15:34
Telesport
back button

Edon Zhegrova flet pak, por kur flet nuk lë gjë pa thënë. Bashkë me Arijanet Muric dhe Florent Muslijën, mesfushori u përjashtua nga përfaqësuesja e Kosovës pas ndeshjes me Rumaninë.

Federata e Futbollit e Kosovës e argumentoi vendimin duke u shprehur se tre lojtarët kishin thyer rregulloren e brendshme të skuadrës. Ata munguan në ndeshjen ndaj Qipros dhe mbetet të shihet nëse do të kthehen për sfidat e muajit tetor.

Edon Zhegrova deri tani nuk ka reaguar, me përjashtim të një InstaStory në rrjetet sociale, por gazetarët francezë e kanë pyetur në konferencë për shtyp dhe më në fund ka folur:

“Po, diçka e vogël ndodhi me kombëtaren. Arrita vonë në një takim dhe ajo që më zemëroi pak më shumë ishte se vendimin e mori federata, jo trajneri. Gjithsesi, problemi kaloi. Ecim përpar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit