Manchester United nuk e ka të thjeshtë të shkarkojë trajnerin Erik ten Hag. Klubi anglez do të kishte një kosto të madhe, raportojnë mediat britanike.
“Djajtë e Kuq” kanë fituar vetëm 8 nga 20 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Trajneri holandez thuajse gjithmonë përmendet për shkarkim, por kjo ende nuk ka ndodhur.
Nëse drejtuesit vendosin ta largojnë, klubi do të humbasë rreth 18 mln euro. Kjo shifër parashikohet në kontratën e tij, e cila u rinovua me një sezon në verën e kaluar.
Paga vjetore e holandezit është rreth 10 mln euro. Manchester United duhet të mendohet mirë, sepse Ten Hag ekonomikisht nuk humb asgjë. I humbur del gjithmonë klubi…