Zyrtare: Shqipëria dhe Serbia bashkohen për të pritur Kampionatin Europian 2027

26 Shtator 2024
20:35
Telesport
back button

Shqipëria dhe Serbia do të bashkorganizojnë Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2027. UEFA sot njoftoi se vetëm oferta e dy federatave përmbushi afatet për të paraqitur planet për turneun.

Federatat serbe dhe shqiptare bënë një “aleancë” në maj për të planifikuar organizimin e turneut me 16 ekipe që luhet çdo dy vjet. Ky turne kërkon tetë stadiume për të organizuar 31 ndeshje.

Presidenti i FSHF, Armand Duka, është shprehur se ky është një projekt vetëm futbollistik dhe mesazhe pozitive politike. Një grup tifozësh kuqezi lyen me bojë të kuqe zyrat e federatës në maj, kur u mor vesh lajmi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit